6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePËRFSHIRJA E ALBIN KURTIT NË FUSHATËN E REKËS,BUJAR OSMANI: JO DIALOG I...

PËRFSHIRJA E ALBIN KURTIT NË FUSHATËN E REKËS,BUJAR OSMANI: JO DIALOG I RI, KONSENSUALITETI ËSHTË E ARDHMJA E BDI-së

Pas përfshirjes së liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti në fushatën e kandidatit për President Blerim Reka, ka komentuar zv.kryeministri Bujar Osmani. Sipas tij, kërkesa e Kurtit për një dialog të ri politik mes partive nuk është i nevojshëm. Parimi i konsensualitetit është kryefjala e veprimtarisë së BDI-së.

“Koncepti i dialogut është koncept i viteve të 90-ta veç më e kemi tejkaluar, kemi shkuar shumë hapa para. Tani po promovojmë konceptin e demokracisë konsensuale. Ne vetëm me mekanizma institucional do të mundësojmë barazi etnike e politike, ekonomike. Dialogun e kemi kaluar në vitin 2001 atëherë kur kemi krijuar mekanizma institucional që po rritet në mënyrë intensive dhe po bëhet konsensualiteti kryefjala e veprimtarisë së BDI-së në dekadën e ardhshme”, u shpreh zv/kryeministri Bujar Osmani

Propozimi për një dialog të ri politik erdhi dje nga Albin Kurti.

“Marrëveshja e Prespës e ndryshoi shumë Maqedoninë së jashtmi. Marrëveshja e Ohrit, e ndryshoi pak Maqedoninë së brendshmi. Një dialog në Maqedoninë e Veriut, është mirë të fillojë sa më parë”, potencoi Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Osmani foli gjithashtu edhe për idenë e shoqërimit në fushatë të përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas tij një gjë e tillë nuk është e nevojshme pasi që BDI është e aftë për të çuar vetë përpara proceset politike.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë autokton, bëjnë politika autoktone këtu nuk e konsiderojnë ndonjë patrimonalitet ose një mbështetje të tillë nga Shqipëria dhe Kosova se ne bëjmë politika tona këtu jemi popull konstitutiv popull shtet formues dhe mendoj që qasja e tillë e të qenurit subordniuar nga politika tjera na nënshtron në pozitë të pakicave”, tha Bujar Osmani nga BDI.

Pjesëmarrja e liderëve të shteteve të tjera është e njohur edhe më parë në kohë fushate. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në tubimin e VMRO-DPMNE-së mori pjesë ministri i atëhershëm austriak Sebastian Kurc.  Pastaj në konferencë për media tha se vizita e tij ishte e arsyeshme, meqë edhe zyrtarë të tjerë evropian ishin në tubimet e partive tjera të Maqedonisë.

“Po, unë isha mbrëmë në fushatën e një partie, si përfaqësues i Partisë Popullore të Austrisë dhe anëtar i partitë popullore të Evropës si shumë përfaqësues të tjerë që kanë qenë këtu prezent, ashtu si përfaqësues të tjerë të partisë popullore të Evropës. Për mua nuk është e jashtëzakonshme të vizitohen ngjarje të partive simotra”, deklaroi Sebastian Kurc, ish Ministër Austriak.

Kurc në shtator vitin e kaluar takoi e kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev për ta mbështetur referendumin e 30 shtatorit të vitit të kaluar, përderisa VMRO-DPME-ja bojkotonte të njëjtin.

Përgatiti: Zimer Jashari

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments