15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaPërdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në transportin publik në Britani

Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në transportin publik në Britani

Përdorimi i maskave për mbulimin e gojës, si masë kundër COVID-19, do të bëhet i detyrueshëm në të gjitha format e transportit publik në Britani prej mesit të qershorit.

Kështu ka njoftuar sot ministri i transportit të vendit, Grant Shapps, gjatë një konference për media.

Shapps tha se metroja, hekurudhat dhe autobuzët e pasagjerëve do të jenë vende ku maskat e fytyrës janë të detyruara prej 15 qershorit.

Në rast moszbatimit të urdhrit kundër përhapjes së koronavirusit, udhëtarët do të gjobiten ose do t’u refuzohet hyrja në mjetet e transportit.

E njëjta gjë vlen dhe për stafin që ka kontakt me pasagjerët.

Më tej, ministry Shapps tha se sfidat po shtohen në transportin publik teksa më shumë njerëz po rikthehen në punë e në shkollë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments