4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePendarovski: Shpresoj për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 15 korrik

Pendarovski: Shpresoj për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 15 korrik

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski e përshëndet marrëveshjen e arritur mes liderëve të partive politike, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik.

Siç kumtuan nga Kabineti i tij, presidenti Pendarovski shfaq pritje se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe demokratike, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që po fillon negociata me BE-në.“Konsensusi i arritur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas presidentit Pendarovski është edhe një tregues se në çdo vend të pjekur demokratik është i domosdoshëm dialogu politik përmes të cilit sillen vendime të harmonizuara dhe vendime kryesisht në interes të qytetarëve të vendit tonë”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments