4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePendarovski: Rrjeti 5G, sipas rregullave të NATO-s ( video min 4)

Pendarovski: Rrjeti 5G, sipas rregullave të NATO-s ( video min 4)

Operatorët celular duhet të bëjnë kujdes në përgatitjet për sigurimin e rrjetit 5G në vend, vlerëson Presidenti Stevo Pendarovski. Në seancën e Këshillit të Sigurisë, institucionet u angazhuar për përgatitjen e nevojshme administrative, përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore për instalimin e këtij rrjeti në vend. Mes tjerash, Këshilli i Sigurisë Kombëtare konstatoi se gjendja në vend dhe në rajon është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për cenim territorial.

 Ministria e Punëve të Jashtme të fillojë me përgatitjen e memorandumit për mirëkuptim, i ngjashëm për nga përmbajtja me atë që u nënshkrua nga disa shtete në rrethin tonë ose më larg në Evropë, anëtare të NATO-s, me të cilin do të përcaktohen detyrimet tona sa i takon strukturës pronësore të kompanive, mbështetjen eventuale shtetërore që e kanë dhe sa ata që përshtaten me çështjet që përmenda. Të gjithë operatorët në këtë sferë duhet të mbajnë llogari për interesat tona nacionale dhe detyrimet nacionale dhe shtetërore. Tani si shtet anëtarë i NATO-s kemi status krejtësisht të ri sa i takon sigurimit të teknologjive të këtilla digjitale që janë të ndjeshme- deklaroi Stevo Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments