6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePendarovski i jep “shuplakën” e parë BDI-së, dhjetë ditë pasi e mori...

Pendarovski i jep “shuplakën” e parë BDI-së, dhjetë ditë pasi e mori postin

linku

https://www.infoshqip.com/pendarovski-i-jep-shuplaken-e-pare-bdi-se-dhjete-dite-pasi-e-mori-postin/

Presidenti Stevo Pendarovski ka firmosur vendimin që për Drejtor të Agjencisë së Zbulimit të emërohet Erolld Musliu. Blerim Kollari është emëruar për këshilltar sigurie, i cili në kabinetin e Pendarovskit vjen pas 12 viteve përvojë pune në Misionin e NATO-s në Shkup. Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme. Karajanov është djali i Stojan Karajanov, ish ambasador i Maqedonisë në Shqipëri dhe Kosovë. Biljana Radeva, këshilltare për marrëdhënie me publikun. Radeva nga viti 2011 punonte në Ambasadën e Britanisë në Shkup si udhëheqëse e shërbimit për komunikim dhe diplomaci digjitale.

Këshilltare në kabinetin e presidentit për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara do të jetë Luljeta Ademi. Sekretar Gjeneral do të jetë tanimë ish zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Profesori i fakultetit juridik, Aleksandar Spasovski emërohet për këshilltar politik.

Pendarovski në kabinetin e tij ka angazhuar edhe disa bashkëpunëtor të jashtëm: ish diplomati, Denko Maleski, ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirjana Lazarova-Trajkovska, profesoresha e UEJL-it Besa Arifi si dhe ish ministrin Aleksandar Dimitrov dhe ambasadorin në pension, Aleksandar Tavçiovski.

Emërimi i Erold Musliut për Drejtor në Agjencinë e Zbulimi konsiderohet si “shuplakë” e fuqishme nga ana e presidentit Pendarovski për BDI-në, thonë burime partiake për Gazetën Lajm. Ata rikujtojnë se Musliu ishte përmendur edhe në vitin 2011 si kandidat i mundshëm për postin e drejtorit, kur president ishte Gjorge Ivanov, mirëpo atëherë pati reaguar fuqishëm BDI duke e vlerësuar si kuadër joadekuat. Mirëpo tani Ivanov më nuk është president dhe si duket edhe ndikimi i BDI-së në presidencë është shumë më i dobët. Më poshtë u sjellim reagimin e BDI-së nga viti 2011 kundër Erold Musliut. Gazeta Lajm ka tentuar të kontaktojë, mirëpo nga BDI tani nuk ka ndonjë reagim lidhur me emërimin e Muslit për drejtor në AZ.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments