PDSH VAZHDON ME PËRKRAHJEN E HAPUR TË KANDIDATIT TË QEVERISË PËR PRESIDENT SHTETI

0
160

Sonte PDSH në Tetovë ishte prezente me elektoratin në bashkëbisedim në atë që quhet takim i drejtpërdrejtë me njerëzit e nëndegëve të qytetit të Tetovës që është edhe bastioni i PDSH-së por edhe i shqiptarisë së shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.Pra sikur edhe me mitingjet përplot kësaj rradhe në një variantë të re bashkëbisedime PDSH vazhdoi me aktivitetet partiake lidhur me vazhdimësinë e përkrahjes së kandidaturës së kandidatit për president shteti i dalë nga Qeveria :PDSH aktivitetin nuk e fsheh përkundrazi ne dalim hapur në përkrahje publike sepse kur është në pyetje ardhmëria e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe interesat strategjike të aleatëve natyral të shqiptarëve siç është SHBA as që hezitojmë të shprehim mendimin publik theksoi kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi.Normal që edhe interesi tjetër hyrja në BE nuk harohet në angazhimet tona duke theksuar se komisioneri Han vetë deklaroi se Maqedonia Veriore rezikohet nëse nuk mer data për inkuadrim dhe shtyrja e negociatave me Maqedoninë mund të ketë pasoja dramatike,pra edhe zgjedhja e krzetarit të shtetit bën pjesë në këtë agjendë.Dhe është fundi që elementi dhe ndikimi rus në Maqedoninë Veriore të ndërpritet me suksesin e zgjedhjes së presidentit të shtetit .Jemi të vetdijshëm se elementi i ndikimit rus në prapavijë funksionon ndër parti por do tia dalim më 5 Maj 2019 që ti mundim duke dalur sa më masovikisht në votime dhe të përmbushim kushtin elementar shteti të ketë president dhe ti paraprijmë proceseve dhe integrimeve Euro-Atlantike atje ku e kanë vendin shqiptarët den baba den historikisht pra të mos na përsëritet historia u tha kryetari i PDSH-së të pranishmëve dhe u përgjiggj në një mori pyetjesh të pranishmëve…