PDSH -TELEGRAM URIMI PËR 28 NËNTORIN NDËRMJET DHIMBJES DHE KRENARISË

0
32

28 Nëntori është simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. 28 Nëntori i sivjemë, është një ditë solidarizimi , mbështetje, inkurajimi, për të gjitha ato familje që pësuan nga tragjedia e dy ditëve më parë në Shqipëri. Një 28 nëntor që sivjet na gjen të goditur, por jo të thyer. Na gjen bashkë edhe në Drenas, në përurim të shtatorëve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, që bëhet pikërisht në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, festës së Flamurit Kombëtar, të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe  të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.
Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare mes dhimbjesh dhe krenari Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit.
Menduh ThaçiKryetar i Partisë Demokratike Shqiptare
Tetovë, 28 Nëntor 2019


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here