PDSH në negociata për koalicionim me LSDM-në

0
41


PDSH është më afër koalicionimit me LSDM-në sesa me partitë politike shqiptare. Kështu deklaroi kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të partisë. Thaçi tha se është i pamundur një koalicionim me Lëvizjen BESA dhe me Aleancën për Shqiptarët, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme do të luftojë për ti fituar ata. Ne nuk do të bëjmë koalicion me partitë më të vogla politike shqiptare, siç është BESA, dhe veçanërisht jo me tradhëtarin tonë (mendonte për te Ziadin Sela dhe Aleancës së tij), sepse ato janë shkaktarët që BDI qëndroi në pushtet edhe për tre vjet shtesë.
Unë nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve që sillen me oportunizëm. Situatat janë shumë më të qarta, pas asaj që kemi punuar me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së ne shohim gatishmëri shumë më të madhe tek ai që të bisedojmë të gjitha temat të cilat janë të hapura. Pa eliminuar meritat e kryeministrit Zaev për de bllokimin e procesit integrues dhe mendojmë shumë më afër jemi që të bisedojmë edhe më tutje edhe me kryeministrin edhe me LSDM-në- tha Menduh Thaçi, PDSH.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here