7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePas Strumicës edhe Kërçova pa asnjë të infektuar me Covid 19 Fenomene...

Pas Strumicës edhe Kërçova pa asnjë të infektuar me Covid 19 Fenomene Botrore në kohë Pandemie.

Kërçova nuk ka asnjë të infektuar, Dehari bën thirrje për kujdes të Shtuar

Në bashkëpunim me sektorin e punëve të Brendshme dhe institucionet shëndetsore, komuna i ka ndërmarrë të gjitha masat për tu përballur me virusin vdekjeprurës dhe falë vetëdijes së lartë të qytetarëve për një disiplinë të veçantë, masat po funksionojnë, potencoi kreu i Kërçovës Fatmir Dehari dhe u bëri thirrje qytetarëve që po me këtë vetëdije të vazhdojnë edhe më tej.

Ndryshe, në rajonin e Kërçovës ka mbretëruar një situatë stabile, dyqanet dhe subjektet tjera afariste i kanë respektuar masat qeveritare ndërkohë që ditëve të fundit, nuk ka pasur shkelje as nga personat me masën e vetë-izolimit. Stacioni policor i Kërçovës ka ngritur padi penale ndaj 39 vjeçarit me inicialet B.M nga Kërçova, i cili aty rreth orës 3 të mëngjesit, ka udhëtuar me makinën e tij nga Makedonski Brodi, në drejtim të Kërçovës, dhe ka thyer rregullativën e masës qeveritare për kufizim të lëvizjes gjatë orës policore.

Fatmir Dehari: Koha që për Kërçovën të mendoj çdo shqiptar - Bota Sot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments