3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDorëhiqet Sekretari i Punës së SHBA, Alexander Acosta,për trajtimin e aferës seksuale...

Dorëhiqet Sekretari i Punës së SHBA, Alexander Acosta,për trajtimin e aferës seksuale të miliarderit Xh.Epstein me minorene

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se sekretari i Punës Alexander Acosta kishte paraqitur dorëheqjen dhe se do të zëvendësohet përkohësisht nga zëvendës sekretari i Punës Patrick Pizzella.

Zoti Trump e njoftoi lajmin me zotin Acosta në krah të tij. Ky i fundit tha se u largua pasi mendonte se kishte krijuar shpërqëndrim tek administrata për shkak të debatit që ka nxitur mënyra se si ai kishte trajtuar rastin e abuzimeve seksuale të financierit miliader Jeffrey Epstein, kur ishte prokuror i Floridas, rreth një dekadë më parë. Nga ana e tij presidenti tha se Aleksandër Acosta kishte bërë një punë shumë të mirë.

Dorëheqja e sekretarit të Punës vjen dy ditë pas një konference për shtyp të tij ku ai i doli në mbrojtje marrëveshjejes për pranim faji të vitit 2008 me miliarderin Jeffrey Epstein.Roli i zotit Acosta në këtë çështje u vu në shënjestër pas një hetimi të kryer nga gazeta “Miami Herald”. Këtë javë prokurorët federalë të Nju Jorkut paraqitën akuza të reja për trafikimin e vajzave për qëllime seksuale kundër miliarderit.

Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, sekretari i Punës refuzoi të tërhiqej.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë e arritur në vitin 2008 në Florida, kohë kur zoti Acosta shërbente si Prokuror i Përgjithshëm i dha mundësi zotit Epstein të kryente vetëm 13 muaj burg me të drejtën për të marrë leje gjatë ditës. Sipas marrëveshjes, ai duhej të regjistrohej si person që kishte kryer krime seksuale. Në një vendim të marrë më parë gjatë këtij viti një gjyqtar federal vendosi kundër kësaj marrëveshjeje.

Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut akuzoi zotin Epstein se kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave 14 vjeç dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments