6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePaknaqësi ndaj konkursit /Ansambli shqiptarë ende pa objekt, pranohen në punë 9...

Paknaqësi ndaj konkursit /Ansambli shqiptarë ende pa objekt, pranohen në punë 9 instrumentistë, 8 këngëtarë dhe 20 valltarë

Lajmi interaktiv

A mundet një konkurs në Maqedoni edhe te mos politizohet por edhe te mos kete te paknaqur lidhur me kush duhet te punsohet dhe cilat ishin kriteret per te pranuarit ankohen nje numer te paknaqurish ne konkursin e fundit .Posaqerisht ketyre diteve alarmojne per ndodhite te konkurs-pranimi te
Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe ne Maqedonine Veriore. Konkuruesit e paknaqur jane nga te gjitha qytetet e Maqedonise ku ka edhe nga Tetova- Shkupi -Kumanova.Te paknaqurit do ndjekin rrugen e gjykatave kur te meren vendimet e te pranuarve dhe thone se partia ne pushtet BDI ka bere gerdi .Sipas te ankuarve kontestuese eshte edhe zgjedhja e Ushtruesit te detyres se Drejtorit Jeton Pustina i cili erdhi drejtor i emruar me nenshkrim te sekretarit Shtetrore ne Ministrine e Kultures ,Ministri Asaf Ademi dha doreheqje ,personi i dyte Zv/ministri nga rradhet e LSDM ne udhetim jashte shtetit,me nenshkrim nga sekretari shtetrore ne Ministrine e Kultures shkarkon ish drejtorin F.Lumani.dhe emron Jeton Pustinen .Nuk mundet pra te mos politizohet kur 80% e te pranuarve jane nga BDI thone te paknaqurit.

Lajmi Aktiv qe qarkullon

linku

https://tv21.tv/ansambli-shqiptare-ende-pa-objekt-pranohen-ne-pune-9-instrumentiste-8-kengetare-dhe-20-valltare/

Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe tani për tani funksionon me dy zyra, që ndodhen në godinën e “Nova Makedonija”.  Këtu të punësuarit e parë në këtë institucion shtetëror, kryejnë punët administrative.

Edhe pse ansambli shtetëror shqiptar nuk ka objekt të vetin, megjithatë realizoi audicioni për pranimin e artistëve.

Pjesë e ansamblit u bënë nëntë instrumentistë, tetë këngëtarë dhe njëzet valltarë. Artistët pritet të fillojnë me prova nga muaji i ardhshëm, e provat do t’i mbajnë në shtëpinë e Armatës. Megjithatë ansambli nuk është i kompletuar, nuk ka drejtor artistik dhe korrepeditor, shpjegon drejtori i institucionit përkatës, Jeton Pustina.

“Ky numër i artistëve nuk është i mjaftueshëm. Sigurisht që më tutje do të ketë edhe konkurs tjetër për pranimin dhe plotësimin e numrit edhe më të madh të artistëve. Tek ne mungon edhe personeli teknik edhe ai artistik. Ansambli ende nuk ka drejtor artistik, nuk ka korrepeditor, të cilët janë shtyllat kryesorë të një ansambli. Mirëpo tani është bërë kështu sistematizimi, sigurisht se këto vende do të kërkohen dhe ansambli do t’i ketë. Ne jemi në fillime, e kërkesa kemi shumë dhe shpresoj që me kalimin e kohës të rregullohemi edhe me ambient si duhet, edhe me personel si duhet, të rregullohemi edhe me kushtet që na duhen”, tha drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Ky institucion kombëtar shtetëror vazhdon të qëndrojë keq me financa. Mjetet që i janë ndarë për këtë vit nuk janë të mjaftueshme, thotë Pustina. Por ai ka lëshuar ankesë dhe shpreson se do të  miratohen mjete tjera nga Ministria e Kulturës. Nga ky dikaster, ministri i sapoemëruar Hysni Ismaili, premtoi se do të mbështet Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqipe.

“Ne do të vazhdojmë me këtë mbështetje edhe më tutje, duke e thelluar bashkëpunimin mes nesh, me drejtorin dhe me institucionin. Do të kemi vizita të ndërsjella dhe do të shqyrtojmë në imtësi se ku qëndron problemi dhe si mund të zgjidhet, me Ministrinë e kulturës, me institucionin dhe institucione tjera shtetërore”, u shpreh Hysni Ismaili, Ministër i Kulturës.

Adresa e ansamblit shqiptar tani figuron te RTMV,  në ish zyrat e Ministrisë së ekologjisë.

Ansambli shtetëror u zyrtarizua në fund të vitit 2017. Deri tani konstruimi i tij po ecën me hapa shumë të ngadaltë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments