15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeOsmani për 6 muaj u.d e presidentes, Baraliu sqaron mënyrën e zgjedhjes...

Osmani për 6 muaj u.d e presidentes, Baraliu sqaron mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht ka marrë detyrën si ushtruese e detyrës së presidentes së vendit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, nga kjo pozitë.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se Osmani do të udhëheq me vendin për gjashtë muaj, kjo në bazë të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Kushtetua e ka saktësuar në nenin 90 paragrafi 3 të saj saktësisht thuhet se në rast të mungesës së përkohshme të presidentit ose pamundësisë së ushtrimit të detyrës nga ana e tij postin e presidentit apo të presidentes e ushtron kryetari/ja e Kuvendit të Kosovës më së shumti deri në 6 muaj”, shtoi Baraliu

“Asnjë procedurë nuk ka merret automatikisht sepse Kushtetua është taksative. Ajo nënkupton që në rast të dorëheqjes nga ana e presidentit ani që institucioni në dorëheqje si të tillë Kushtetua nuk e njeh. Atëherë prej atij moment kur kryetarja e Kuvendit të Kosovës është ushtruese e detyrës së Presidentit”, shtoi ai.

Ai më tej ka shtuar se në rast se ky koalicion i siguron votat për zgjedhjen e presidentit, vitin tjetër, nëse dështojnë dy votimet e para e që duhen 80 vota, herën e tretë duhet të votojnë 61 deputetë.

“Në afatin prej 6 muajsh duhet të ushtrohet detyra nga kryetari i Kuvendit jo më shumë. Nëse koalicioni qeverisës dëshiron të ketë një zgjidhje tjetër që me konsensus dhe me vota në parlament ta zgjedhë dikë tjetër u.d të presidentit ajo është diçka tjetër, mirëpo tani duhet të ushtrohet 6 muaj maksimumi dhe deri atëherë kalon mandate i presidentit që është paraparë i këtij ish-presidenti dhe në mars dhe prill duhet të zgjidhet presidenti tjetër dhe në atë rast do të duhej që ky koalicion Qeverisës nëse do të qëndrojë deri atëherë duhet t’i ketë 80 vota në Parlament dhe të votojnë”.

“Nëse nuk mund të votojnë herën e parë dhe të dytë nuk mund të zgjidhet nëse votojnë herën e tretë me 61 deputet atëherë presidenti zgjidhet një njeri-tjetër dhe partia më e madhe duhet ta japë kandidatin”.

Neni 90, Mungesa e Përkohshme e Presidentit:

  1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
  2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
  3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments