9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaOrganizoi dhunën në protesta, Trump: ANTIFA do të cilësohet si grup terrorist

Organizoi dhunën në protesta, Trump: ANTIFA do të cilësohet si grup terrorist

Tensionohet edhe më shumë situata në Shtetet e Bashkuara, e përfshirë prej ditësh nga një valë protestash që ka kulmuar në dhunë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në Twitter se një pjesë e organizatorëve të protestave, grupi ANTIFA, do të cilësohet nga SHBA “si grup terrorist”.

ANTIFA është shkurtimi i emrit antifashist, dhe është më së shumti i përbërë nga elementë të së majtës radikale, shpesh herë kritike edhe me pozicionet e Partisë Demokratike në SHBA.

Cilësimi i grupit nga presidenti vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr ka deklaruar se ishin pikërisht këto grupe radikale organizatorët e dhunës në protestat që fillimisht nisën për shkak të dhunës policore ndaj një të riu me ngjyrë, George Flyod, i cili humbi jetën teksa po arrestohej dhe një polic i vuri gjurin në qafë i shtrirë për tokë, për rreth 8 minuta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments