19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeOhri dhe Struga plot me mysafirë, si në kulmin e sezonit turistik

Ohri dhe Struga plot me mysafirë, si në kulmin e sezonit turistik

Ohri sot dukej si në kulmin e sezonit turistik. Ora policore tre ditore mbushi qytetin kryesisht me banorë të Shkupit, që mbërritën dje në kolona në qytet. Shëtitoret ishin përplot, ashtu si kafenetë dhe restorantet. Disa vozisnin skuterë dhe motoskafe të shpejtë në liqen.

“Ohri nuk mban mend një rrëmujë të tillë nga vera e kaluar. Shumica e atyre që erdhën dje janë akomoduar në apartamentet dhe vilat e tyre, që i kanë në Ohër dhe rrethinat e tij. Supozohet se ka më shumë se 8000 vikend apartamente në Ohër, pronë e banorëve nga qytetet tjera”

Policia patrullonte me biçikleta dhe i këshillonte qytetarët që të përdorin maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancë, por nga ajo që vuri re kamera e Alsat, masat nuk u respektuan. Vetëm kur e shihnin kamerën i vendosnin maskat. Shumë pak respektohej ose kur qytetarët e shihnin kamerën, atëherë i vendosnin maskat në fytyrë.

“Nuk e di nëse mund të transferohet këtej, sepse dihet ku është vatra. Nuk besoj se ata do ta sillnin atë në Ohër dhe nuk do të dëshiroja”

“A nuk ishte më mirë të rrini në shtëpi në Shkup, të mos e transmetoni infeksionin?” Ne jemi pensionistë që jemi shumë të kujdesshëm në Shkup, ashtu që shëndet. Nuk kontaktojmë me tjerë. Ne kemi ardhur këtu me makinë në apartament”

“Plani im për të ardhur në Ohër ishte i pavarur nga njoftimi i orës policore”

Nuk ka turma në Strugë si në Ohër, por ka më shumë lëvizje se zakonisht. Ka qytetarë që kanë ardhur nga qytete të tjera.

Alsat sot ishte te varrezat e qytetit në Strugë dhe Ohër. Në Strugë kemi hasur në dyer të mbyllura. Kështu do të jetë dy ditët e ardhshme, dhe në rrethin e varrezave kishte polici që i kthente të gjithë ata që vinin. Ngjashëm ishte edhe në Ohër, ku policë nuk lejonin hyrjen. Në Ohër kishte edhe shërbim të mbajtjes së rendit, që nuk lejonte hyrjen në varreza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments