6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaOBSH: Dje rritje më e madhe në nivel ditor të të infektuarve...

OBSH: Dje rritje më e madhe në nivel ditor të të infektuarve të rinj në botë

Gjenevë, 22 qershor – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi se dje kanë regjistruar një numër më të madh ditor të të sëmurëve të rinj me koronavirusin e ri që  nga fillimi i epidemisë.

Më shumë r 183.000 raste të reja janë regjistruar mbarë botën të dielën.

Më shumë janë regjistruar në Brazil   – 54.771 raste, ndërsa pastaj vijojnë SHBA-ja me  36.617. Më shumë se 15.400 të sëmurë janë regjistruar në Indi për një ditë.

Ekspertët thonë se rritja e numrit të rasteve mund të jetë reflektim i shumë faktorëve, përfshirë edhe më shumë testime, por edhe përhapja e infektimit.

Gjatë pandemisë, OBSH-ja ka paraqitur 8.708.008 raste, prej të cilave 183.020 në 24 orët e fundit.

Nga paraqitja e sëmundjes, në botë janë regjistruar 461.715 raste të vdekjeve, me rritje ditore prej 4.743. Më shumë se dy të tretat ne këtyre rasteve të reja të vdekjeve janë regjistruar në Amerikën Veriore dhe Jugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments