4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeNjë vit e gjysmë burg për Gruevskin në rastin “Dhuna në Qendër”,...

Një vit e gjysmë burg për Gruevskin në rastin “Dhuna në Qendër”, për Janakieskin dënim me kusht

Gjykata Penale e Shkupit sot i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Dhuna në Qendër”.

Me këtë vendim, Nikolla Gruevski është dënuar me një vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Mile Janakieski është dënuar me një vjet burg me kusht, nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjithashtu i akuzuari Aleksandar Trajkovski është dënuar me një vit burgim me kusht, nëse në periudhën e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelovas dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments