19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNga sot audio incizimi i seancave gjyqësore realitet,donacion nga Ambasada Amerikane -...

Nga sot audio incizimi i seancave gjyqësore realitet,donacion nga Ambasada Amerikane – Shkup

Seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale -Shkup prej sot do të jenë të incizuara audio dhe procesverbalet e shkruara zëvendësohen me tonike që drejtpërdrejtë hyjnë në sistemin AKMIS.

Në praktikë ajo nënkupton se obligimi i deritanishëm që gjyqi të dorëzojë procesverbale në formë të shkruar, do të zëvendësohen me lëshimin e disqeve- audio pas përfundimit të çdo seance.

Kjo duhet të kontribuojë në efikasitet, ashtu që do të shmangen përsëritet dhe ndërprerjet që deri tani kanë qenë praktikë për shkak të pamundësisë që procesverbalistët të ndjekin dhe fusin në procesverbal avokatët, prokurorët, dëshmitarët ose prokurorët që flasin më shpejtë. Me këtë do të ulet fushëveprimi i punës së procesverbalistëve të cilët tani duhet të ndjekin nëse funksionon audio- pajisja dhe incizimet tonike hyjnë në sistemin AKMIS.

Nga gjykata thonë se mbetet mundësia për përpunimin e procesverbaleve të shkruara, por vetëm në situata të caktuara dhe nevojës.

Pajisja teknike për audio-incizim të diskutimeve gjyqësore është donacion i SHBA-së në Shkup dhe është promovuar në seancë gjyqësore kundër një të akuzuari për prodhim dhe lëshim në përdorim të substancave psikotrope ku ka marrë pjesë edhe delegacion i kryesuar nga ambasadorja Kejt Mari Bërns.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments