3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNga mund të vijnë “turbulencat” e Pendarovskit? Bujar Osmani: Kemi shembull Malin...

Nga mund të vijnë “turbulencat” e Pendarovskit? Bujar Osmani: Kemi shembull Malin e Zi,

“Është konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut në 40 – 50 ditët e ardhëshme hyn në një periudhë e cila mund të sjellë turbulence në aspect politik po edhe të sigurisë”, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kështu tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mbrëmë pas takimit me Këshillin e Sigurisë. Por kush dhe çfarë mund ta rrezikojë Maqedoninë e Veriut? Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani mori si shembull Malin e Zi,  situatën që ishte krijuar atje para anëtarësimit të vendit në NATO.

“Kemi eksperienca nga vendet tjera për sfidat me të cilat janë ballafaquar ato para anëtarësimit të plot në NATO. Kemi situatën me Malin e Zi, kishte disa turbulenca para anëtarësimit në NATO. Kemi përpjekje eventuale për të destabilizuar rrugëtimin tonë për në BE dhe eventualisht ato mund të jenë tokë pjellore që dikush të kidnapon procesin për të penguar këto integrime. Por këto janë më shumë kërcënime teorike”, u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Profesori universitar Nano Ruzhin thotë se Ballkani perëndimor historikisht ka qenë zonë turbulencash kur ndodhin ndryshime të rëndësishme, por shtoi se Maqedonisë së Veriut për momentin nuk i kanoset asnjë turbulencë.

“Punët janë të determinuara në formë shumë precize me atë se çfarë është Ballkani perëndimor, në çfarë drejtimi po shkon. Por gjithsesi e pamë që pika e dobët e shteteve multi-etnike janë marrëdhëniet ndër etnive brenda shtetit. Por në atë drejtim mendoj që Marrëveshja e Ohrit ka rezultuar shumë pozitivisht në disa teste. Për këtë edhe mendoj se aspak nuk duhet të jemi të shqetësuar se mund të ndodhë ndonjë turbulencë apo incident. Gjithsesi mund të jenë të rastësishme por të ndodhë diçka që do të jetë afatgjate, nuk e besoj sepse atë e përjashtojnë të gjithë”, tha Nano Ruzhin, ekspert i sigurisë.

Ndryshe dje Këshilli i sigurisë kombëtare u mblodh për here të parë pas tre vitesh dhe në të morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska si dhe shefi i diplomacise  Nikolla Dimitrov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments