8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeNëse për hera tjera shtyhet kodi zgjedhor një njësi dhe lista të...

Nëse për hera tjera shtyhet kodi zgjedhor një njësi dhe lista të hapura Zaevi mund ta humb përkrahjen e shqiptarëve tjerë për LSDM.

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe pret ta shoh zgjidhjen ligjore në lidhje me modelin zgjedhor i cili është duke u përpiluar në Parlament.Nëse për hera tjera shtyhet kodi zgjedhor një njësi zgjedhore dhe lista të hapura Zaevi mund ta humb përkrahjen e shqiptarëve tjerë për LSDM,të cilët janë mbështetës të opsionit qytetar dhe ku shumica prej tyre të pakënaqur me politikbërjen e bllokut shqiptar mbase e shohin edhe vetveten si kandidatë të mundshëm në këto zgjedhje tek LSDM ,që i bie se mbase tek atëherë do e votopjnë LSDM-në ,pra mbas 4 viteve,që mund të jetë politikisht vrastare për LSDM .Pra në rrjete sociale tek po nxehet atmosfera a do e mbaje premtimin LSDM për një njësi zgjedhore dhe për lista të hapura apo do bie nën ndikimin e BDI-së që po ik si gjarpëri nga një njësi zgjedhore dhe lista të hapura sepse politikanët aktual nuk do kalojnë tek popullata …pra tek do luhet loja prapaskene dhe me kushtëzime.Ali Ahmeti kkëtyre ditëe thotë nuk ka kohë për ndryshim të kodit zgjedhor,Zoran Zaevi sot thotë 4 muaj janë perplot me kohë dhe mundësi ndryshimi ,KSHZ thotë problemi më i vogël jane njësitë zgjedhore .LSDM këtë paknaqësi që sa po vie e shtohet tek shqiptarët për mos punë të BDI e ka vërejtur por a do të dijë ta shfrytzojë dhe ta kanalizojë është momentumi thonë përkrahsit votues shqiptar të LSDM.

Ai tha se nëse proceset për këtë vazhdojnë në Parlament, LSDM-ja nuk do të votojë në kundërshtim me premtimin e tyre parazgjedhor për një njësi zgjedhore.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë zgjedhjet. Në fund të fundit, kryetari i KSHZ-së tha se ata janë të gatshëm nëse modeli zgjedhor duhet të ndryshohet, por në fund të ditës varet nga institucioni më i lartë në demokracinë parlamentare, ai është Parlamenti. Jam i informuar që ekziston një zgjidhje ligjore që është jashtë informimit të Ministrisë së Drejtësisë, ne dëshirojmë ta shohim atë zgjidhje ligjore. Por vetëm edhe një herë ta përmend, se LSDM-ja ka premtim zgjedhor në vitin 2016 për një njësi zgjedhore”, tha Zaev para gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ambasadoren zvicerane për projektin për të mbështetur reformat zgjedhore.

Sipas tij, partitë duhet të diskutojnë për nismën të cilën e udhëheqin partitë e vogla edhe ai edhe LSDM-ja e mbështesin edhe pse e din se më shumë humb partia e cila e para është e kualifikuar – LSDM-ja, pastaj partia e dytë OBRM-PDUKM-ja madje edhe partitë e tjera, por thotë fiton demokracia, fitojnë partitë e vogla, fitojnë bashkësitë e vogla etnike në vend, që vlerësohet si hap drejtë demokracisë.

Ai tha se të gjithë duhet të japin propozimin e tyre dhe të kenë mirëkuptim për partitë e vogla, por edhe për obligimin ndaj shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments