10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNëna e Janevës, Zdravka Deligjakova kishte ndërruar jetë në Shkup,në shtëpi pleqësh

Nëna e Janevës, Zdravka Deligjakova kishte ndërruar jetë në Shkup,në shtëpi pleqësh

Publiku pardje u befasua kur u përhap lajmi për vdekjen e Zdravka Deligjakovës, nënës së prokurores Katica Janeva, e cila vdiq pikërisht në ditën kur u arrestua dhe iu shqiptua paraburgim prokurores Janeva, si e dyshuar në rastin “Reket”. Ajo vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të vështirë, ndërsa në rrjetet sociale shtrohej pyetja se përse Janeva nuk ishte pranë nënës së saj në Gjevgjeli, pasi që u arrestua në shtëpinë e saj në Kozle të Shkupit.

Sidoqoftë, të afërmit e familjes së Katicës, të cilët jetojnë në Gjevgjeli, kanë zbuluar për Fokus, se nëna e saj nuk kishte ndërruar jetë në Gjevgjeli por në Shkup. Përkatësisht, për shkak të shëndetit të saj të dobët, ajo ishte vendosur në një shtëpi për të moshuarit dhe në Shkup për një vit të tërë, ku edhe vdiq.

Deligjakova u varros dje në varrezat e qytetit në Gjevgjeli. Janeva, nën shoqërimin e policisë nga burgu i Shutkës u nis për drejt varrimit të nënës së saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments