20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeNegociatat për PSP-në, partitë ruajnë pozitat e tyre

Negociatat për PSP-në, partitë ruajnë pozitat e tyre

Asnjë informacion mbi negociatat për fatin e Prokurorisë Speciale nuk konfirmohet publikisht nga palët në grupet e punës. Akoma nuk dihet se kur do të jetë takimi I radhës mes pushtetit dhe opozitës, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se presin propozim konkret nga VMRO-DPMNE-ja për aspektet e ligjit për Prokurorinë Publike të cilat ajo vazhdon t’i kontestojë.

Pritet që VMRO-DPMNE-ja të dorëzojë propozimin e saj për dallimet thelbësore, i cili do të jetë në pajtim me rekomandimet evropiane. Sapo VMRO-DPMNE-ja të jenë të gatshëm me propozim, do të ketë takim. Varet prej tyre -njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Partia e Mickoskit pranon se grupet e ekspertëve brenda partisë punojnë për të konkretizuar kërkesat në formën që i kërkon ministria.

Nëse duam Prokurori Publike të pavarur, nëse duam luftë të vërtetë me krimin dhe korrupsionin, presim pranim të kërkesave tona nga ana e Qeverisë. Sa u takon propozimeve të fundit, ekipi jonë bën analiza gjatë këtyre ditëve të fundit. Do të vazhdojnë takimet dhe do të shihet se si kjo do të rezultojë. Shpresojmë se pushteti do të vetëdijesohet dhe do t’i pranojë kërkesat tona, për negociata të suksesshme – tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Për takimit të fundit të së hënës ku u raportua se kishin qenë vetë kryeministri Zaev dhe kreu i opozitës Mickoski, mediat raportojnë se palët mund të jenë pajtuar për kërkesën e opozitës që Prokuroria Speciale të mos vazhdojë lëndët e proceduara në gjykatë pas qershorit të vitit 2017. Për këtë raportohet se lëndët mund t’i dërgohen për t’i vazhduar Prokurorisë së rregullt, pa materialet e përgjuara si dëshmi. Informacionet mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments