10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNë Tetovë arrin tymi dhe kundërmimi i pakëndshëm nga deponia e djegur...

Në Tetovë arrin tymi dhe kundërmimi i pakëndshëm nga deponia e djegur Rusino

Kundërmim i fortë i pakëndshëm i mbeturinave të djegura dhe tymit tërë natën i shqetësoi banorët e Tetovës, për çka alarmuan edhe përmes rrjeteve sociale, ndërkaq dukuri e këtillë në mënyrë periodike ndodhte edhe gjatë dhjetë ditëve të kaluara. Duke pasur parasysh se në SPB Tetovë është paraqitur zjarr në deponinë e Gostivarit Rusino, ka shumë gjasa që tymi nga atje t[ jetë shkak për kundërmimin e pakëndshëm që po ndjehet në Tetovë.

“Tymin dhe kundërmimin e vërejta madje edhe përgjatë rrugicës rekreative përskaj lumit Shkumbin drejt rrugës për Banjiçe, sot në mëngjes prej orës 7:00 deri në orën 8:000. Tashmë e njohim në Tetovë erën e mbeturinave të djegura dhe prandaj mund të them se është nga ajo”, thotë përdoruesja e rrjeteve sociale, e cila ndau edhe fotografi në të cilat vërehet tymi.

Nga Njësia territoriale zjarrfikëse në Tetovë kumtuan se gjatë natës së kaluar nuk ka pasur paraqitje për mbeturina të deponuara, as ndërkaq shuarje të një zjarri të tillë.

“Gjatë ditës së djeshme kemi intervenuar në pesë vende zjarresh në ambiente të hapura të barit të thatë të djegur qëllimisht në Tenovë, Siriçinë dhe mbi Teqen e Epërme. Zjarr të mbeturinave nuk patëm mbrëmë, edhe pse gjatë disa ditëve të kaluara u intervenua për mbeturina të djegura ndërtimore afër stacionit hekurudhor, ndërkaq ka edhe qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët në gjurmim të hekurit në vende ku ka sasi të mëdha i djegin mbeturinat”, thotë Uka Aliti, shef i njësisë zjarrfikëse.

Duke pasur parasysh se deponia rajonale Rusino afër Gostivarit tërë natën po digjet dhe çet tym, edhe Alii thotë se është e mundur që tymi të vijë nga atje.

“Mund të ndodhë edhe një gjë e tillë, tymi për shkak të erës të arrijë deri në Tetovë”, sqaron Aliti.

Në SPB Tetovë zjarri në deponinë Rusino është paraqitur mbrëmë në orën 22:45.

Zjarri, sipas thënieve të një të punësuari në sigurimin e deponisë, në tre vende shpërtheu rreth orës 13:00. Është kryer ekspertizë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin dhe dokumentimin e rastit, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga SPB Tetovë vazhdimisht bëjnë thirrje he paralajmërojnë se në periudha verore ka nevojë për kujdes më të madh për shkak të rreziqeve potenciale për shpërthim të zjarreve edhe në Rajonin e Pollogut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments