10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNë mbështetje të Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili /U mbajt Mbrëmja e...

Në mbështetje të Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili /U mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë “Jahja Kemal Bejatli”

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga Lidhja e Shoqatës së Organizatave Joqeveritare Turke në vend (MATUSITEB) në Hamamin e Daut Pashës u mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë “Jahja Kemal Bejatli”.
Në këtë eveniment morën pjesë ministri i Kulturës i Maqedonisë, Hysni Ismaili, kryetari i MATUSITEB, Husrev Emin, përfaqësuesit e skenës politike, përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave turke në vend, poetët nga Maqedonia e Veriut dhe nga 7 vendet ku krijojnë poetët me origjinë turke.
Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Jahja Kemal Bejatli, i cili u lind në Shkup, është një emër që la gjurmë në shekullin e 20-të.
“Kam kënaqësi të veçantë që MATUSITEB, përmes Mbrëmjes Ndërkombëtare të Poezisë Turke – Jahja Kemal Bajtli, po bashkohet në mënyrën e saj autentike në zbatimin e politikave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar kulturën e secilit entitet veç e veç. Poetë nga 7 vende të botës dhe nga vendi ynë këto ditë në Shkup po e përhapin kulturën e Republikës së Turqisë përmes krijimtarisë së tyre, por flasin edhe për pasurinë e shoqërisë multikulturore”, tha ministri Ismaili, duke uruar për një edicion të suksesshëm të evenimentit poetik.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing
Image may contain: 26 people, people smiling, people standing
Image may contain: 9 people, people smiling, people sitting
Image may contain: 2 people, people standing and suit
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments