8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNË MAQEDONINË E VERIUT KA MË SHUMË TË BURGOSUR SESA HAPËSIRË NË...

NË MAQEDONINË E VERIUT KA MË SHUMË TË BURGOSUR SESA HAPËSIRË NË BURGJE (VIDEO)

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane me çka në burgje ka më shumë të burgosur sesa vende të planifikuara, thotë Këshilli Evropës. Sipas raportit për statistikën vjetore penale të Këshillit të Evropës për vitin 2018, Maqedonia e Veriut e ndjekë trendin evropian për ulje të shkallës së përgjithshme të të burgosurve. Raporti thotë se në vendin tonë numër më të madh të të burgosurve gjenden në burgun e Idrizovës me gjithsej 1134 të burgosur, ndërsa në burgun hetues të Shutkës janë 108 persona të dënuar dhe 270 persona në paraburgim.

Këshilli i Evropës

“Maqedonia e Veriut me 122,3 të burgosur për 100 vende, ndodhet në mesin e tetë vendeve të cilat kanë paraqitur problem të përgjithshëm serioz me stërngarkim në administratat e tyre të burgjeve. Pas Maqedonisë së Veriut pasojnë Rumania, Franca, Italia, Republika e Moldavisë, Serbia, Portugalia dhe Çekia. Edhe katër vende kanë pasur dendësi në burgje mbi 100 të burgosur për 100 vende – Greqia me 101.0 të burgosur, Austria me 100.7, Sllovenia 100.5 dhe Danimarka 100.5”.

Vendi ynë bënë pjesë edhe në mesin e vendeve ku ka numër të lartë të të vdekurve nëpër burgje si dhe Maqedonia e Veriut bënë pjesë në vendet me gjatësi më të madhe të dënimeve me burg 20,4 muaj, përderisa mesatarja në Evropë është 8,2 muaj.

Këshilli i Evropës

“Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve me vdekshmëri më të lartë në burgje – 52,8 raste të vdekjes në 10.000 të burgosur, menjëherë pas Republikës së Moldavisë me 55 raste, para Bullgarisë, Portugalisë, Rusisë, Lituanisë , Kroacisë dhe Britanisë së Madhe. Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë në burgjet në Evropë në vitin 2017 paraqet 26,3 në 10.000 të burgosur”.

Vendi ynë është në mesin e vendeve me proporcione më të ulëta të personave të paraburgosur, menjëherë pas Çekisë ku pastaj  radhitet Lituania, Polonia, Bosnja dhe Hercegovina, , Anglia dhe Britani e Madhe,  Bullgaria, Spanja dhe të tjera.

Megjithatë në Maqedoni ka rënë numri i të burgosurve në krahasim me vitin e kaluar për 9,7%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments