15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaNë këto vende zviceranët janë të padëshiruar

Në këto vende zviceranët janë të padëshiruar

anë me dhjetëra vende që aktualisht nuk lejojnë hyrjen e zviceranëve, ose lejojnë por me kufizime të mëdha (vetë-izolim). Ndër to janë edhe magnetët turistikë si Brazili, Kanadaja, SHBA… dhe Tajlanda

Shumë zviceranë duan të shkojnë në pushime këto ditë. Por duhet të kenë kujdes: Zviceranët aktualisht nuk janë të mirëpritur në vende të ndryshme! Në gjithsej 77 vende, zviceranët duhet të shkojnë në izolim pas mbërritjes ose nuk lejohen të hyjnë fare, shkruan watson.ch. Kjo rezulton nga një listë që portali i turizmit, Travelnews.ch ka përpiluar duke u mbështetur në burime të ndryshme si raportet mediatike dhe informacionet nga autoritetet e vendeve përkatëse.
Destinacionet e njohura të udhëtimit si Australia, Kina, Irlanda ose Kanada janë ndër vendet në të cilat udhëtimi aktualisht është i kufizuar, edhe për zviceranët, transmeton albinfo.ch. Por gjithashtu  në listë janë edhe vende më pak të frekuentuara si Guinea, Hondurasi ose Kepi i Gjelbër etj, përcjell albinfo.ch.

Ajo që bie në sy është se njerëzit nga Zvicra mund të udhëtojnë pothuajse kudo në Evropë, por sapo të dalin përtej kufijve evropianë, çdo gjë bëhet e pasigurt.

Me rëndësi: vendet aktualisht po bëjnë ndryshime në kushtete e tyre për hyrje të të huajve. Njësoj vepron edhe Zvicra. Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (BAG) ka zgjeruar  listën e zonave të rrezikut nga 29 në 42 shtete, javën që shkoi, përcjell albinfo.ch. Prandaj mënyra më e mirë për t’u informuar në lidhje me kushtet më të reja të hyrjes në shtete të ndryshme është të konsultoheni me ambasadën e vendit përkatës, përcjell albinfo.ch.

Zviceranët aktualisht nuk lejohen të hyjnë në këto vende ose lejohen por në një masë të kufizuar:

• Argjentina
• Armenia
• Azerbajxhani
• Australia
• Bahamas
• Bahreini
• Barbados
• Belize
• Benin
• Bolivia
• Botsvana
• Burkina Faso
• Brazili
• Ishujt Kajman
• Kili
• Kina
• Hong Kongu
• Kosta Rika
• Bregu i Fildishtë
• Estonia
• Ishujt Faroe
• Fixhi
• Finlanda
• Gambia
• Gjeorgjia
• Grenada
• Grenlanda
• Guinea
• Hondurasi
• India
• Indonezia
• Irani
• Irlanda
• Izrael
• Japonia
• Kanadaja
• Kepi ​​i Gjelbës
• Kazakistani
• Katari
• Kenia
• Kolumbia
• Laosi
• Libani
• Liberia
• Malajzia
• Mali
• Maroku
• Mauriciusi
• Meksika
• Mongolia
• Mianmar
• Namibia
• Zelanda e Re
• Nigeria
• Omani
• Panamaja
• Peruja
• Filipinet
• Rusia
• Arabia Saudite
• Senegali
• Sejshelet
• Sierra Leone
• Zimbabveja
• Singapori
• Sri Lanka
• Afrika e Jugut
• Korea e jugut
• Taxhikistani
• Tajlanda
• Togoja
• Turkmenistani
• Uruguaji
• SHBA
• Uzbekistani
• Vietnami
• Bjellorusia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments