16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNdryshime kozmetike gjithë andej në Bdi? Pas Izet Mexhitit në Shkup,Nevzat Bejta...

Ndryshime kozmetike gjithë andej në Bdi? Pas Izet Mexhitit në Shkup,Nevzat Bejta në Gostivar…

Në prag të kongresit të nëntorit, degët lokale të BDI-së vazhdojnë konsolidimin dhe proceset e brendshme zgjedhore. Siç mëson ALSAT, deri tani ky proces ka përfunduar në Saraj, ndërkohë që në fazë finale është edhe në Çair, Kërçovë, Tetovë e Gostivar. Në Gostivar, anetaresia e degës serish kërkon për kryetar Nevzat Bejtën, I pyetur nga ALSAT, Bejta ka thënë se procesi zgjedhor brenda partiak është demokratik, ndërsa kryetarët e degëve nga ky proces, do të zgjidhet me vendim të anëtarëve të degës dhe pëlqimin e kryetarit Ali Ahmeti.

Sekretari organizativ i partisë, Artan Grubi, thotë se shumica e kryetarëve të degëve do të jenë figura të reja. “Në Saraj kemi kryetar të ri të degës, dhe në Çair do të kemi një kryetar të ri të degës. Vlerësoj se edhe në Strugë mund të kemi një kryetar të ri të degës, në Kërçovë do të kemi kryetar të ri të degës së Kërçovës. Sipas trendëve të cilat unë po i shoh gjithashtu në Dibër në Tetovë dhe në degë të tjera e shoh një entuziazëm tek rinia, tek strukturat e reja të BDI-së që janë rritur aty nga 2002 deri më sot dhe kanë dëshirën që të marrin përgjegjësinë e vetë”-tha Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së.

BDI-ja ka caktuar kongresin i cili do të duhet të mbahet në pjesën e dytë të muajit nëntor. Sipas informatave, ky është kongresi i 4-të zgjedhor i partisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments