19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMuki dhe Artan Grubi përplasen në media për ligjin për nënpunësit administrativ...

Muki dhe Artan Grubi përplasen në media për ligjin për nënpunësit administrativ që u miratua në Kuvend

Deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri – Muki dhe deputeti i BDI-së Artan Grubi janë përplasut sot në media duke u munduar sërish si shumë herë tjera të personalizojnë të arriturat e një subjekti tjetër siç është Muki e bëri LSDM ndërsa Artan Grubi e bëri BDI duke dhënë kinse një lajm të mirë për të punësuarit në administratën shtetërore.

Muki u shpreh se Parlamenti sapo miratoi ligjin për nënpunësit administrativ. Çdo i punësuar në Administratën Shtetërorë me shkollë të mesme i cili ndërkohë ka kryer Fakultetin, automatikisht i pranohet dhe përmirësohet një padrejtësi që u është bërë me vite të tëra të gjithë nëpunësve në administratën shtetërore.

Por ky “super lajm” për Mukin nuk është asgjë tjetër përveçse 100% realizim i programit të premtuar nga ana e BDI-së në zgjedhjet e vitit 2016 tha Artan Grubi .Partia më e madhe shqiptare BDI këtë e premtoi në atë kohë dhe sot kjo mban vulën e tyre derisa Kuvendi ndryshoi ligjet për të punësuarit në Administratë dhe në Sektorin Publik.

Por se çfarë mundësojnë këto ndryshime e deputeti Artan Grubi sqaroi se nënkupton njohje të diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe të Sektorit Publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer Fakulteti.
Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.
Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments