15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMSH / Testet e shpejta të koronës nga nesër në Shtip,...

MSH / Testet e shpejta të koronës nga nesër në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë.

Testimi i koronavirusit me analiza të shpejta të antigjenit do të kryhet nga nesër në pesë institucione shëndetësore në vend. Testet do të kryhen në Qendrat Shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe spitalin e përgjithshëm në Kërçovë. Punëtorët e laboratorëve nga këto institucione u trajnuan në Shkup javën e kaluar, dhe gjatë javës trajnimet e teknikëve të laboratorëve nga qytete të tjera në të gjithë vendin do të vazhdojnë, në mënyrë që në kohën më të shkurtër të mundshme, testet e shpejta të jenë në dispozicion të mjekëve të familjes në të gjithë vendin.

Një test i shpejtë mund të caktohet vetëm nga një mjek i familjes nëse pacienti përmbush algoritmin, dmth ka simptoma të virusit Covid-19, jo më shumë se 5 ditë. Algoritmi për testimin e shpejtë është nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe mjeku i familjes, pasi ka marrë historikun mjekësor të pacientit, vendos nëse do të testohet me teste PCR apo test antigjen – të shpejtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments