12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaMoska regjistron janarin më të nxehtë në histori

Moska regjistron janarin më të nxehtë në histori

Janari i këtij viti është shpallur më i nxehti në historinë e kryeqytetit rus, ka thënë shërbimi shtetëror për motin, teksa ndryshimet klimatike nxisin rritje të temperaturave.

“Temperatura mesatare e regjistruar në Moskë në muajin janar ka qenë rreth zero gradë Celsius”, ka thënë meteorologia, Lyudmila Parshina, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Ajo ka thënë se temperatura mesatare e janarit ka qenë 9.3 gradë Celsius më e madhe në krahasim me temperaturën mesatare të Moskës.

Megjithatë, ajo nuk ka pranuar të deklarojë nëse rekordi i fundit është i lidhur me ndryshimet klimatike.

Temperaturat e motit janë regjistruar në Moskë nga viti 1879 ndërsa në gjithë Rusinë nga viti 1891.

Zyrtarë për motin po ashtu kanë thënë se përgjatë janarit bora në Moskë ka arritur në shtatë centimetra në krahasim me mesataren prej 32 centimetrave.

E njohur për dimrat tejet të ftohtë, Moska është përballur edhe me dhjetorin më të nxehtë në shekull.

Viti 2019 po ashtu ka qenë viti më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Rusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments