3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMonitorimi i zgjedhjeve i ASHMAA-së: Balancim te servisi publik, pabarazi në raportimin...

Monitorimi i zgjedhjeve i ASHMAA-së: Balancim te servisi publik, pabarazi në raportimin e televizioneve komerciale

Asnjë nga televizionet komerciale nuk arriti në tërësi ta zbatojë parimin e raportimit proporcional për numrin e listave të konfirmuara të kandidatëve dhe intensitetit të fushatës, tregon analiza e Raportit nga monitorimi i përfaqësimit mediatik zgjedhor gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020, të cilin e prezantoi sot Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

“Disa nga televizionet kishin vendosur që theksin në raportim ta vendosin ndaj pesë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të cilat dalin nga përbërja e fundit parlamentare dhe t’i anashkalojnë dhjetë subjektet jashtëparlamentare. Televizione të tjera, kishin vendosur që të raportojnë edhe për pjesëmarrësit jashtëparlamentarë në fushatë, por gjatë kësaj të koncentrohen në atë që të arrijnë balans kohor mes dy koalicioneve më të mëdha – ‘Mundemi’ dhe ‘Ripërtëritje e Maqedonisë’, bëri të ditur ASHMAA.

Monitorimi kishte treguar se katër serviset programore nga Servisi publik radiodifuziv, në përgjithësi kanë siguruar balancim në lajme duke e përmbushur formulën e dyfishtë për ndarje të kohës në lajme, edhe pse, bëjnë të ditur nga ASHMAA-ja, ishte një pjesë pak më e madhe që të ndajnë për lajmet ditore, që të mund ta përmbushin funksionin e tij si servis publik – t’i transmetojnë informacionet relevante për zhvillimin e gjendjes me Kovid-19 në të gjitha pjesët e vendit.

Sa i përket obligimit të radiodifuzerëve nacional që ta përshtatin programin e tyre ashtu që do t’i informojnë për zgjedhjet edhe personat me pengesa në të dëgjuar, siç bën të ditur ASHMAA, vetëm RTM 1 dhe TV “24 Vesti” e ka përmbushur këtë obligim, por ato edhe deri më tani siguronin lajme në gjuhën e shenjave. Mospërmbushja e detyrimit nga ana e televizioneve të tjera ka të bëjë me atë që kjo kërkon edhe financa edhe kohë, pa marrë parasysh se përshtatja do të bëhet përmes gjuhës së shenjave ose përmes sqarimeve tekstuale, potencojnë nga ASHMAA-ja.

Paralajmërojnë se Raporti nga raportimi zgjedhor mediatik gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020 do të dorëzohet në shqyrtim deri te Këshilli i Agjencisë, i cili njëherësh do të vendosë për ngritjen e procedurave kundërvajtëse kundër radiodifuzerëve të cilët nuk kishin siguruar balans në raportim.

Me këtë monitorim ishin përfshirë pesë radio dhe servise televizive programore të cilat i siguron servisi Publik Radiodifuziv (RTM 1, RTM 2, Kanali i Kuvendit, Radio e Maqedonisë 1, radio e Maqedonisë 3 Programi në gjuhën shqipe) dhe televizionet nacionale komerciale: TV Altas-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Tellma, TV 21-M, TV Klan, TV Shenja dhe TV 24 Vesti. Për serviset tjera programore, informuan nga ASHMAA-ja, ishte vepruar në bazë të ankesave. Lëndë e mbikëqyrjes ishte programi gjithëpërfshirës 24 orësh, prej të cilit ishin analizuar dhe koduar të gjitha formatet e emituara të përfaqësimit mediatik zgjedhor, ndërsa analiza e emisioneve informative ditore është bërë ndaj edicionit qendror të lajmeve. Monitorimi ishte bërë duke e ndjekur metodologjinë tashmë të konfirmuar, e cila është e bazuar në standardet dhe praktikat ndërkombëtare për monitorim në zgjedhje.

Sipas ASHMAA, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare, sipas Kodit Zgjedhor, arritja e balancit dhe në lajmet dhe në emisionet e veçanta informative u realizohet përmes ndjekjes së parimit të ndarjes proporcionale të kohës mes pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore sipas numrit të listave të konfirmuara me kandidatë për deputetë. Në këto zgjedhje kishte pesëmbëdhjetë pjesëmarrës në fushatë zgjedhore, prej të cilëve pesë dolën nga parti të cilat deri më tani ishin në Parlament, ndërsa të tjerat ishin subjekte jashtëparlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments