10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMolliqaj-Kurtit: Po a bohet parti me ‘dhunuesin’ Ajvaz Berisha e me ‘gazetarin’...

Molliqaj-Kurtit: Po a bohet parti me ‘dhunuesin’ Ajvaz Berisha e me ‘gazetarin’ Berat Buzhala!

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka komentue protestën e organizueme nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, tue e perkesh.

“Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti”.

“Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ‘armiku i jashtëm’, e shkatërroi vetën nga brenda. Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli”, ka shkrue Molliqaj.

Molliqaj akuzon Kurtin se po pranon ne parti njerez si ajvaz Beisha, qe asht i akuzuem per perdhunime e vrasje, dhe gazetar si Berat Buzhala.

“Një sekt që akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime. Sekt që përqafon Berat Buzhalën vetëm e vetëm që profeti t’i përdorë mediat e tij për të shpifur kundër nesh”.

“Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ‘karneval i dështuar’”, ka deklarue Molliqaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments