6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistrja serbe e Drejtësisë për lirimin e Tomor Morinës: Vendimi është turp...

Ministrja serbe e Drejtësisë për lirimin e Tomor Morinës: Vendimi është turp për të drejtën ndërkombëtare

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka reaguar me shkrim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë ku ceket se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

“Për fat të keq, me këtë vendim të Maqedonisë së Veriut, politika edhe një herë u vendos para të drejtës dhe drejtësisë. Është turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por edhe një goditje e fortë ndaj familjeve të viktimave, të cilët me dekada kërkojnë drejtësi për më të afërmit e tyre”, thuhet në njoftimin e ministres serbe Kuburoviq.

Ajo më tej shkruan se tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme por vendimi, sipas ministres serbe, ka qenë në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet.

Ministrja serbe e Drejtësisë në njoftim shkrun se Serbia nuk do heq dorë dhe so do të kërkojë kryesit të përgjigjen para drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments