7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulurës Hysni Ismaili vuri gurrëthemelin në ndërtimin e Shtëpisë së...

Ministri i Kulurës Hysni Ismaili vuri gurrëthemelin në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, vuri gurrëthemelin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, investim i mbështetur nga Ministria e Kulturës me 25,000,000.00 denarë. Objekti mbështetet me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e mjeteve për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për vitin 2019. Mjetet financiare janë të dedikuara për realizimin e projektit të investimit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës për punimet në tokë, punimet për armimin e betonit dhe punimet e izolimit, në pajtim me Projektin Themelor të përpiluar nga Idea Grup nga Tetova. „Kjo Shtëpi e Kulturës që sot fillojmë ta ndërtojmë, jam i bindur se do të bëhet një vend qendror në Bogovinë ku të gjithë njerëzit krijues nga rajoni do të kenë mundësinë për t’i realizuar potencialet e tyre dhe kështu të kontribuojnë në uljen e dallimeve midis qytetit dhe vetëqeverisjes lokale“,tha ministri Ismaili në kuadër të evenimentit.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 18 people, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments