8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili takon ministrin e Kulturës të Republikës së...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili takon ministrin e Kulturës të Republikës së Turqisë

Ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, sot ka realizuar takim zyrtar me homologun e tij turk, ministrin e Kulturës të Republikës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy. Takimi u realizua me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit bilateral në nivel të ministrive, por edhe për të thelluar bashkëpunimin institucional në sferën e kulturës.

Gjithashtu, temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe nevoja për të shtuar përpjekjet për mbrojtjen e objekteve të kulturës, me theks të veçantë objektet që datojnë nga periudha osmane, por edhe për intensifikimin e aktiviteteve kulturore dhe bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy shteteve.

/Tv SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments