2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili mori pjesë në mbylljen solemne të Festivalit...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili mori pjesë në mbylljen solemne të Festivalit “Hëna e zhveshur”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në Qendrën Sportive “Novo Lisiçe” mori pjesë në mbylljen solemne të Edicionit të Gjashtë të Festivalit “Hëna e zhveshur”, i cili filloi më 2 shtator. Ministri i Kulturës, Ismaili, në kuadër të ndarjes së çmimeve të Festivalit, ia ndau çmimin për shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë të shfaqjes “39 shkallë” Teatrit të Komedisë së Zagrebit.
Në mbrëmjen e fundit të Festivalit, u interpretua stendap-komedia e Nikolla Todorovskit, ndërsa u shfaq edhe premiera e filmit dokumentar mbi doajenin e kulturës maqedonase, aktoren e madhe, Ançe Xhambazova, të cilin e xhiroi IN Teatri “Komedia”. Filmi, i cili shfaq aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës së Xhambazovës, është në regjinë e Mile Grozdanovskit dhe me skenar të Goce Trajkovskit.
Në Festival, mes tjerash, me çmim u nderua edhe aktori i Teatrit Kombëtar të Ohrit, Strezo Stamatovski, i cili e fitoi çmimin për rolin më të mirë të episodës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments