10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës, Hysni Ismaili, me fjalim në UEJL me temën...

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, me fjalim në UEJL me temën “Sjellja etike e të rinjve në mjedisin multikulturor”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Universitetin e Evropës Juglindore mbajti fjalim me temën “Sjellja etike e të rinjve në mjedisin multikulturor”.
Në fjalimin e tij para profesorëve, studentëve dhe mysafirëve të tjerë të pranishëm, ministri Ismaili theksoi se tema e sotme flet vetvetiu për përkushtimin që ka Universiteti i Evropës Juglindore për të trajtuar çështjet serioze, që sot e preokupojnë gjithë botën e qytetëruar.
“Etika në kontekst të të rinjve dhe në kontekst të mjedisit multikulturor, siç jemi edhe ne, është një temë që e sfidon jo vetëm botën tonë. Andaj, kjo ngjarje meriton jo vetëm vëmendjen, por edhe inkurajimin dhe përgëzimin tonë”, tha ministri Ismaili. Ai u përqendrua në marrëdhënien e të rinjve ndaj politikës dhe marrëdhënien e etikës ndaj politikës.
“Pa dashur të bëj shkencë, sepse kjo është detyrë e studiuesve, do të doja të theksoj se edhe ky debat është një shtytje më shumë për ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, që të rinjtë të shihen si vlerë e shtuar, si potencial kreativ dhe si mundësi për avancimin e proceseve zhvillimore në vend. Zaten, ndër arsyet për migracionin e madh të të rinjve në shoqërinë tonë nuk janë vetëm kushtet e vështira ekonomike, por aq më shumë zhvlerësimi i tyre dhe ngushtimi i hapësirës që ata ta shprehin dhe realizojnë vetveten e tyre”, shtoi Ismaili, duke theksuar se prania e të rinjve në jetën publike dhe në krijimin e politikave të ndryshme është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë.
Në evenimentin, të pranishmit i përshëndeti edhe akad. prof. dr. Abdulmenaf Bexheti, rektor i Universitetit të Evropës Juglindore.

Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 5 people, people sitting, screen and indoor
Image may contain: 2 people, screen and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments