5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili hapi Edicionin e13-të të Festivalit Ndërkombëtar...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili hapi Edicionin e13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”

Me shfaqjen “Karnavali është në Korçë” nga Kosova, mbrëmë në Teatrin “Komedia” filloi Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”.
Në hapjen e festivalit mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e tij para audiencës theksoi se kultivimi i këtij festivali është një mundësi për ta ndjekur aktivitetin e aktorëve nga vendi, si dhe mysafirëve nga: Serbia, Kosova, Rusia, Bullgaria, Sllovenia, të cilët nëpërmjet veprave teatrale do të na sjellin diçka të re dhe të ndryshme në skenën tonë kulturore.
Ai shtoi se Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit si një impuls krijues në fushën e krijimtarisë teatrore, e jep mbështetjen për realizimin e tij.
“Si ministër i Kulturës, dëshiroj ta shpreh besimin tim që Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta mbështesë realizimin e këtij festivali edhe në të ardhmen, i cili kontribuon shumë në avancimin e bashkëpunimit me teatrot në rajon, por edhe në thellimin e lidhjeve kulturore me vendet e tjera në përgjithësi”, tha Ismaili.

Image may contain: one or more people
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and shoes
Image may contain: 9 people, people on stage, people standing, shoes and night
Image may contain: 3 people, people standing, night and shoes
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments