6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi / Në afat prej dy javësh do...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi / Në afat prej dy javësh do të asfaltohet edhe kilometri i fundit i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit (Video) ?

Kilometri i fundit i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit që ishte lënë i paasfaltuar, do të asfaltohet në afat prej dy javësh, njofton ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Punimet duhet të realizohen nga “Rrugët e Maqedonisë”,

Rehabilitimi i rrugës Tetovë – Kodër Dielli ka filluar në maj të këtij viti dhe duhet të përfundojë në shtator. Rruga deri tani është asfaltuar një kilometër larg hyrjes në qendrën për skijim. Nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan që për aq kohë sa makineritë janë në vend, të vazhdohet rruga edhe një kilometër. Sot ministri Bekteshi njoftoi se edhe kilometri i fundit do të asfaltohet në afat prej dy javësh.

“Siç e dini edhe ju pothuajse kemi përfunduar aksin Tetovë-Kodra e Diellit, prej rreth 18 kilometra. Një rrugë pothuajse me standarde bashkëkohore sa i përket rehabilitimit të atij aksi. Ne si qeveri në bashkëpunim me Agjencinë e rrugëve jemi duke kërkuar zgjidhje. Për informimin tuaj zgjidhja pothuajse është gjetur dhe në një afat jo më shumë se dy javë do të përfundojë edhe pjesa e mbetur. Një realizim që duhet të bëhet nga Rrugët e Maqedonisë”, tha ministri Bekteshi.

Për kilometrin e fundit të kësaj rruge deri sot askush nuk merrte përgjegjësi. Komuna tha se nuk i takon asaj, njësoj edhe Agjencia për rrugë shtetërore. Bekteshi thekson se qeveria nuk mund të investojë në rrugë lokale dhe se rrugët që janë nën kompetenca e pushtetit lokal janë detyrë e pushtetit lokal.

“Nuk mundet qeveria apo niveli qendror në RMV të investojë në rrugë lokale. Deri aty ku është rrugë regjionale ne do t’i plotësojmë të gjithë kërkesat, jo vetëm të organizatave qeveritare, meqë ato kërkesa janë edhe të vetë qytetarëve”, tha Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments