15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Ekonomisë K.Bekteshi e hedh topin tek A.Taravari, ia gjen dy...

Ministri i Ekonomisë K.Bekteshi e hedh topin tek A.Taravari, ia gjen dy variante për guroren në Çegran

Gjysmë ore përpara dolën në rrugë për ta pritur ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai erdhi me ftesë të nismës “Rezistenca” që ka ngritur zërin kundër hapjes së gurores në fshatin Çegran të Gostivarit.

Takimin e zhvilluan në mejtepin e njërës prej xhamive të fshatit. Aryet e çegranasve se pse nuk duan që gurorja të nisë me punë ishin të lloj-llojshme.

“Nuk duam ta fajësojmë as kryetarin e komunës, as ministrin, as ndonjë që ka qenë pjesëmarrës në këtë problem prej çegrani, ne thjesht duam zgjidhje, të na e kthejë pronën tonë dhe të jetojmë të lirë në vendin tonë, most ë kemi pasoja në të ardhmen”, tha Arben Iseini nga nisma për “Rezistencë”.

“Mendoj se jeta e banorëve të çegranit dhe ekonomia e banorëve është më e rëndësishme se sa koncesioni dhe biznesplani I një firme”, potencoi Selajdin Abduli nga nisma “Rezistencë”

Një banor madje publikisht tregoi se vuan nga kanceri dhe iu drejtua ministrit me lutje.

“Ju lus sinqerisht, në emër të shëndetit tim, të fëmijëve, të gjeneratave të reja, ndaleni këtë”, theksoi një banor tjetër.

Dikush tjetër kishte hallin e pasurisë kulturore.

“Nuk e di a keni dijeni se pak a shumë ku është marrë ajo leja është një zonë etnografike shumë e vjetër që quhet “Zemërdesh”, u shpreh një banor i Çegranit.

Ministri Bekteshi u sqaroi çegranasve se Minisria e Ekonomisë vendimin nuk e ka sjellë e vetme, por me pëlqimin e 7 institucioneve, përfshirë Komunën e Gostivarit. Kjo e fundit, pas një viti që ka dhënë mendim pozitiv për koncesionin, para një jave ka bërë kërkesë që leja të anulohet, por sipas Bekteshit kjo shkresa nuk ka më vlerë sepse vendimin Qeveria tashmë e ka marrë. Megjithatë Bekteshi para banorëve nuk erdhi pa një rrugëzgjidhje. Ai dha dy varjante, e me të dyjat topin e hedh në Komunën e Gostivarit.

“Le të dorëzojnë në Ministri të Ekonomisë apo në Qeveri letër se ata e marrin përsipër dënim eventual nëse nesër dikush ngre padi ose të mos japin leje, të cilat duhet t’i japin, lejen për Qarkullim dhe lejen Ekologjike “B” të cilën e jep komuna, dhe në atë mënyrë koncesioneri nuk do të ketë të drejtë të punojnë, për shkak se unë ju premtoj, se pa ato dokumente, nuk do ta nënshkruaj lejen e punës për fillimin e punimeve në gurore”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në mungesë të këtyre dy lejeve, kompania e betonit rrezikon ta tejkalojë afatin e paraparë për nisjen e punës dhe kështu mund ta humb koncesionin, shpjegoi Ministri Bekteshi.

Nismës “Rezistencë” u pëlqeu propozimi dhe shpresojnë që Komuna e Gostivarit tani të ndërrmarrë ndonjë gjë. por çfarë është i gatshëm të bëjë Kryetari i Arben Taravari?

“Në qoftë se është tek leja për komunikacion dhe te licesa “B” ja nga sot e them publikisht ajo s’do merret prej komune 100%, por duhet edhe Bekteshi t’I qëndrojë fjalës, në qoftë se unë nuk I jap këto dy lejet që varen nga unë, ja nga sot e them që është punë e kryer nga ana ime, por duhet edhe ai t’I qëndorjë fjalës që e ka thënë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Po çfarë nëse investitori e padit komunën si pengesë në fazën finale për nisjen e punës? Tarvari thotë se është I gatshëm ta paguajë gjysmën e gjobës nëse në terren koncesioneri ka nisur punën, por në fakt punë në terren nuk ka. Kryetari i Gostivarit madje shtoi se deri më tani janë dhënë 15 aktvendime nga Ministri të ndryshme të cilët po ashtu duhet të mbajnë barrën. Gjithsesi Ministri Bekteshi dje u tha gazetarëve se është I gatshëm të kërkojë zgjidhje përmes së cilës nuk do të dëmtohej as buxheti I qeverisë e as ai I Komunës në rast të një padie nga koncesionieri.

Në takimin e mbrëmshëm në Çegran I ftuar ishte edhe Kryetari I Gostivarit, por mungesën e tij e arsyetoi me takime që i kishte caktuar paraprakisht. Këto ditë pritet që edhe Taravari të takohet me banorët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments