15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i brendshëm serb: Zaevi foli se do respektojë ekstradimin, ta...

Ministri i brendshëm serb: Zaevi foli se do respektojë ekstradimin, ta shohim se a do e bëj ose…?!

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq theksoi se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, atëherë kjo nënkupton se ky vend nuk respekton të drejtën ndërkombëtare. Ai tha se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që do të thotë se do ta ekstradojë.
“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që do të ekstradimin e tij në duartë e organeve serbe. Kjo nëse nuk ndodhë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më tej, nuk dua të prejudikojë”, ka thënë Stefanoviq.
Autoritetet qeveritare theksuan se pas kërkesës për ekstradim nga Beogradit, duhet të vendosin gjykatat në Shkup se a do të ekstradojnë Tomor Morinën, i cili ka shtetësi të dyfishtë, ate të Kosovës dhe të Britanisë së Madhe. Ai u ndalua javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë, pas një fletë-arresti të lëshaur nga Interpoli me kërkesë të Serbisë, pasi që Morina ngarkohet për vepra lufte gjatë vitit 1999. (INA)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments