3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Arsimit Arbër Ademi / Mungesën e paraleles në Manastir, e...

Ministri i Arsimit Arbër Ademi / Mungesën e paraleles në Manastir, e mësova nga Alsat.?!

Shyqyr që nuk është i pari …Noli do kishte thënë koha e Salep Sulltanit..që i përshtatet sepse .të deklarosh dhe të mos dijsh asgjë në dikasterin që udhëheq për shkollat fillore shqipe në Veles ,në Kumanovë, në 7 Marsi në Shkup,Idrizovë,Prilep Çuçer Sandevë ,Tetovë ,Gostivar ,Ohër-Strugë ,e mbi të gjitha gjysmëvjetori i dytë e librat askund,dhe merita e tijë partiake si duket pret si ujku mjegullën tenderimin në katër sy si viteve të kaluara për botimin e librave që nuk u panë pra mungojnë Për problemet e nxënësve shqiptarë në gjimnazin e Manastirit, të cilët nuk mësojnë në gjuhën amtare, ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se ka mësuar nga kronika e Alsat.Po ku i ke shërbimet.drejtoritë rajonale të arsimit ,ku i ke këshilltarët ,ku e ke sheffin e kabintetit .po e ke aty Ai tha se nuk ka pasur kërkesë për paralele në gjuhen shqipe. Jo o telall i i BDI-së duhet të interesohesh vetë ku ka dhe ku nuk ka .Kjo punë kryhet me një mbledhje në qeveri me marrëveshje politike e liderit tuaj dhe koalicionit a kështu si thua ti del se ta kalojë lumin e të pshursha kalin që i bie të më kalojë mandati Kërkoi nga nxënësit dhe komuna e Manastirit që ta informojnë Ministrinë se ka të interesuar për mësim në gjuhën shqipe dhe pasi të dorëzojnë kërkesën, Ministria do t’i përgjigjet pozitivisht.

Në  Manastir shumë familje shqiptare fëmijët e tyre i regjistrojnë në shkolla në gjuhën maqedonishte në mënyrë që të mos kenë problem për regjistrimin në shkolla të mesme. Drejtoresha e gjimnazit Josip Broz Tito thotë se nuk ka interesim për mësim në gjuhën shqope, por nxënësit e pohojnë të kundërtën.

Gjithsej në katër vite arsim, numri i përgjithshëm i shqiptarëve për momentin është 8-9 nuk jam e sigurt. Por përgjithësisht në gjitha vitet e kaluara numri i nxënësve shqiptarë është i vogël që mësojnë në këtë gjimnaz dhe asnjëherë nuk është paraqitur nevoja, e as ndonjë kërkesë për mësim në gjuhën shqipe- tha Tanja Maunovska, U.D drejtoreshë e gjimnazit Josip Broz Tito- Manastir.

Ndryshe, sipas ligjit, mësimi në gjuhën amtare është i obligueshëm në shkollat fillore dhe të mesme.

Igor Stefanovski


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments