11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMilloshoski: Zaev ka qenë në komunikim me Gjykatën Supreme dhe PSP-në

Milloshoski: Zaev ka qenë në komunikim me Gjykatën Supreme dhe PSP-në

Në një konferencë për shtyp në selinë e partisë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski sot transmetoi një bisedë në të cilën, siç tha ai, dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev. Milloshoski tha se regjistrimet tregojnë se ai (Zaev) kishte marrë vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe PSP-së dhe kishte qenë në komunikim me ish-prokuroren Katica Janeva për të gjitha vendimet e saj, njofton Portalb.mk.

Milloshoski e transmetoi të ashtuquajturën bombë, së bashku me transkriptin e bisedës, të cilën si tha e ka pranuar nga një fishkëllyes.

“Zaev si kryeministër në prani të njerëzve të tjerë jep një deklaratë të qartë publike se ai ka negociuar vendime me Gjykatën Supreme, që është ndërhyrje në gjyqësi dhe shkelje flagrante e ligjit. Ai ka qenë në kontakt të ngushtë me Katica Janevën, e cila nuk kishte mund të veprojë sipas vullnetit personal. Mund të shihet qartë përse ai nxitonte të miratohet Ligji për prokurori publike në mënyrë të paligjshme”, tha Milloshoski.

Ai tha se pas publikimit të një materiali të tillë Zaev duhet të arrestohet ose të thirret për t’u marrë në pyetje

“Zaev dhe Janeva kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë për secilin vendim që ka marrë ajo. Ai ka qenë edhe Gjyqtar suprem edhe prokuror special”, deklaroi Milloshoski. Këto ditë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ia dorëzoi në Prokurorinë Publike prokurores Vilma Ruskovska një regjistrim audio, të cilën ai e lëshoi ​​javën e kaluar nga foltorja e parlamentit. Siç ka thënë ai, në atë incizim,  dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev duke biseduar me një person të panjohur për financimin e televizionit të të dyshuarit të parë në lëndën “Reket” Bojan Jovanovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments