8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaEkonomiMijëra kosovarë ia mësynë bregdetit të Shqipërisë

Mijëra kosovarë ia mësynë bregdetit të Shqipërisë

Mijëra kosovarë ia mësynë këtë të shtunë bregdetit të Shqipërisë. Raportohet për radhë kilometrike në Rrugën e Kombit.

Në Morinë policia kufitare po punon në gjashtë sportele me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi. Destinacionet më të preferuara për kosovarët mbeten Durrësi dhe Shëngjini.

Transporti publik në Kosovë nuk është ndërprerë duke respektuar protokollet sanitare pasi një numër i madh autobusësh po shkojnë në Shqipëri.

Shtimi i rasteve me Covid-19 në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments