2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMickovski: Fillon ripërtëritja, secili që ka bërë krim do të përgjigjet

Mickovski: Fillon ripërtëritja, secili që ka bërë krim do të përgjigjet

Votoni për fitoren më të madhe historike të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, porositi sonte nga Kavadari Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Pesëmbëdhjetë korriku është dita kur në mënyrë masive dhe zëshëm pas paravanit votues duhet të flasim, të bërtasim sa më shumë që mundemi, duke e rrethuar numrin 14 për fitoren më të madhe historike të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për ripërtëritje të Maqedonisë”, tha Mickovski.

Ai duke folur para të pranishmëve, mes tjerash foli edhe për mërzinë te njerëzit të cilëve të afërmit iu janë larguar, ndërsa ata kishin humbur besimin në politikanë dhe sistem.

“Ne i bindim se nuk janë të njëjtë dhe se më e mira po vjen”, theksoi Mickovski.

Ai tha se kanë punuar shumë në periudhën e kaluar që të fitojnë në këto zgjedhje.

“Populli është me ne dhe me koalicionin tonë. Fitorja duhet të jetë historikisht më e madhja”, shtoi Mickovski.

Ai duke kritikuar kundërshtarët politikë dhe premtimet e tyre paraprake në disa sfera, në mesin e të cilëve edhe bujqësi, dërgoi kritika për mënyrën e përballjes me pandeminë nga Kovid-19.

Ai foli edhe për programin, i cili, siç tha, i përfshin të gjithë qytetarët. Premtoi punë të ndershme, standard më të lartë për të punësuarit dhe pensionistët, kushte më të mira për punësime, rrugë, arsim më cilësor, kthim të atyre të cilët kanë dalë jashtë shtetit, stimul për sipërmarrësit, uljen e të dhënave për dogana, kthimin e jetës.

Ai porositi se drejtësi dhe respektim të ligjeve duhet të ketë. Gjuha maqedonase, theksoi, nuk është mjet për negociata.

Nënkryetari dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore 4, Aleksandar Nikoloski, tha se ata kishin arritur të luftonin për protokollet shëndetësore për votim të sigurt. Ai bëri thirrje për votim masiv në mënyrë që “ripërtëritja” të fillojë pas zgjedhjeve. Ai theksoi se këto zgjedhje janë vendimtare. Ai shprehu besim për një fitore të madhe dhe sukses të madh në të gjitha sferat e jetës në të ardhmen.

Zoran Jovancev, kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së dhe kandidat për deputet, tha se bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Aleksandar Nikoloski, “në fushën e mysafirëve do të fitojë bindshëm Zoran Zaevin në zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments