19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionMesut Shabani / Truqet Bullgare – Karakaçanovi gënjen kur thotë ...

Mesut Shabani / Truqet Bullgare – Karakaçanovi gënjen kur thotë ushtrinë bullgare në vitin 1912,1918 dhe 1941 e kanë pritur me lule.Në Maqedoninë Perendimore JOO ..

Politika art i të pamundëshmes.Në politikëbërje kur rrena përsëritet fillon të mer format e realitetit,të atyre që e shpërndajnë dhe peshën e rrenës e ka më me hipotekë ,sepse peshon nga autoriteti zyrtar . A duhet të heshtin shqiptarët e Maqedonisë Perendimore posaçërisht për deklaratat e fundit të Karakaçanovit ministër aktual i mbrojtjes në Bullgari,kur përmend se ushtrinë bullgare në vitin 1912,1918 dhe 1941 e kanë pritur me lule në Maqedoni.Renë e kulluar dhe rrenë sa peshon me veshmbathje vetë Karakaçanovi,a nuk ofron faktografi… Në këto territore USHTRIA FASHISTE BULLGARE ka bë gërdi ,duke përdorur metodën e tokave të djegura,vjedhjet,përdhunimet dhe vrasjet në territoret shqiptare ( psh mbi shqiptarët orthodoks , por edhe në Derven të Tetovës ) që nuk kanë qenë nën kontrollin e USHTRISË FASHISTE ITALIANE (sa për sqarim Karakaçanovit / Kjo Maqedoni nuk ka qenë nën juridiksion të shtetit Bullgar nga 1918-1941 ,por nën mbretërinë Jugosllave, Maqedonia e sotme ka qenë e njohur si Vardarska Banovina dhe pjesë e Mbretërisë Jugosllave nga 1918 deri në 1941, dhe pas krijimit të Jugosllavisë së Titos 1945 kjo pjesë ka hyrë sërish në kuadër të Republikës Popullore Federative të Jugoslavisë si Republika e Maqedonisë ) Çfarë ndodhi ndërmjet viteve 1941-1945 , pjesë e kujt ishte Maqedonia ? Në Maqedoninë Perendimore nga OHRI-_STRUGA-_DIBRA_-KËRÇOVA- GOSTIVARI DHE TETOVA deri në Grupçin ishin pjesë Shqiptare ,poashtu edhe deri në Neproshten, pjesa nga Grupçini e në drejtim të Shkupit ishte nën kontroll nga Ushtria Fashiste Bullgare e okupuar . Çuditërisht Ohri djepi i kulturës dhe i shpirtit Orthodoks Bullgar ( siç shprehet historia bullgare ) ishte nën Shqiptarët, pse o Karakaçanov ? Nuk do bëjmë histori ,por praktikë aktuale .Në stilin e Karakaçanovit gjysëm serioz ,gjysëm lolo me shtirje / As një okupator nuk pritet me lule , (filmi Njësiti Gueril)

Pse duhet të reagojë skena politike shqiptare ndaj këtyre pretendimeve të fundit të Karakaçanovit

https://plusinfo.mk/karakachanov-se-nadevam-deka-bugarskite-polkovi-vo-skop-e-e-bidat-prechekani-so-cve-e-leb-sol-i-duhovna-muzika/

Skena Politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut duke menduar se po na bën shërbim Bullgaria me kontestimet e gjuhës ,heronjëve , identitetit ,të maqedonasve a në të vërtetë kjo është duke përdorur thikën me dy teha njëra ndaj shqiptarëve autokton dhe tjetra ndaj të gjithë joshqiptarëve në RMV , nuk thonë kot Ruaju nga Danejt kur sjellin dhurata dhe meru me lëndën pastaj kur një ditë të vendoset administrata bullgare në gjithë territorin e RMV -së , me aminin dhe bekimin e politikëbërësve shqiptarë nëpërmes Qeverisë dhe Parlamentit mos të çuditemi..Pse të mos kundërshtojmë tezën e hedhur mbi territorin bullgar të Karakaçanovit se do sjelle një regjiment nga ushtria bullgare ,pa edhe ti prishë përmendoret e Shkupit 2014 . Nuk ka nevojë të ndihmojë bllokun shqiptar Bullgaria këtu në Maqedoninë e Veriut, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është pastruar situata brenda për brenda popullatës shqiptare ku shtrohet një pyetje kush ua jep të drejtën të harxhojnë një pjesë të popullatës shqiptare të besimit Orthodoks për interesa tjera , kush ua jep të drejtën ti largojnë nga trungu shqiptar dhe pse ende nuk u bë deri tash publik numri i tyre, nga politikëbërsit shqiptar të BDI-së që e filluan dhe ngecën ..kjo i bie se mbase po punohet jashtë NATO-s në prapashpinë .Le të rrijë atje ku është Bullgaria me ndikim. Njësoj si forcat ultra nacionaliste Bullgare nëpërmes edhe pse neve na duken në shikim të parë lolove si Karakaçanovi ata po mundohen të na vënë në gjumë Dormeo, poashtu edhe forcat neonacionaliste shqiptare kërkojnë Maqedoninë e Veriut komplet nën ndikim .A ne për dallim nga Bullgarët jemi si popull shqiptar prezent këtu me numër ,ndërsa Bullgaria nuk ka popull të deklaruar këtu në RMV si Bullgar numri është zyrtarisht O në regjistrimet e fundit 2001 . Hap sytë .Po çka se nuk do pranohet Maqedonia e Veriut në BE ?…A thua do na sulmojë dikush territorin e RMV -së kur edhe Maqedonia e Veirut dhe Shqipëria janë pjesë e NATO-s ..por nuk janë BE . Qeveria e RMV -së ka dhimbje tjetër,ajo nuk po i dorzon reformat dhe ndryshimet e kërkuara nga KE lidhur me plotsimet e kushteve për hyrje në BE por mundohet me tema nga Korneri ( temat e hapura nga Bullgaria,mediat bullgare citojnë se kur munden dy shtete shqiptare pse mos bëhen dy shtete bullgare …mbase i vjen era edhe për ti hapur rrugë bullgarizimit inekzistent nëpërmes marrëveshjeve të panjohura që nuk u bënë publike për opinion të dy Qeverive aktuale e të miratohen pastaj në Parlament ) RMV nuk mund të arsyetojë dështimin politik dhe ekonomik si dhe reformat që nuk duken në HORIZONT që nga 1990-2020. Pra lufta nuk është në horizont dhe nuk mund të vijë në shprehje për dy vende që janë pjesë në NATO edhe Maqedonia edhe Bullgaria , ama tentativa për ngulitje huxhum hapasez do të ketë ,si zakonisht historikisht do të mundohen edhe tash mbi supet e popullatës shqiptare ti barten pasojat …Edhe emërimi i Ministrit të jashtëm i RMV, nga rradhët e BDI-së gjoja si asnjanës në këtë situatë është mu kjo vënia në gjumë e shqiptarëve…. …poleka..poleka … na levo krug …Karakaçanov meru me Bullgarinë…Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments