19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMerren në pyetje Kiçeeci dhe Todorovska, nesër para Ruskoskës pritet edhe dëgjimi...

Merren në pyetje Kiçeeci dhe Todorovska, nesër para Ruskoskës pritet edhe dëgjimi i Janevës

Zoran Mileski Kiçeec, i dyshuari i dytë në rastin “Reket” u mor në pyetje në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kiçeeci ishte arrestuar dhe i ishte caktuar paraburgim, bashkë me të dyshuarin e parë, Boki-13. Kiçeeci shihet në video-incizimin kur bashkë me Bokin dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit, me një çantë në të cilën ka pasur rreth 1,5 milionë euro. Paradite Kiçeec është marrë nga burgu në “Shutkë” pasi që të premten Prokuroria ka dërguar ftesë për dëshminë e tij. Deri më tani nuk është dërguar ftesë për marrje në pyetje të të dyshuarit të pare, Bojan Jovanovski Boki 13.
Nesër është caktuar edhe dëgjimi i Katica Janevës, e cila do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores Vilma Ruskoska. Në materialin e publikuar ajo dëgjohet duke i thënë Kamçevit se gjithçka do të jetë në rregull, me çka supozohet se edhe ajo është përfshirë në rastin “Reket”. Në Prokurorinë, përpos Kamçevit, në pyetje është marrë edhe pensionistja Liljana Todorovska, e cila është nënshkruese e projektit për Qendër Evropiane të Lidhjes Ndërkombëtare, të Boki 13, në llogarinë e së cilës janë transferuar 720 mijë euro, në bazë të një marrëveshjeje me kompaninë e ish-kryetarit të Manastirit, Siljan Micevski, “Pelister”.
Sipas saj, paratë menjëherë  janë nxjerrë nga personat udhëheqës të Lidhjes Ndërkombëtare dhe se  nuk e di asgjë më shumë. Me dëgjimin e Todorovskës, hetimi po zgjerohet edhe në organizatën joqeveritare të Bokit-13.
Nga opozitarja VMRO-DPMNe, e pyesin Zoran Zaevin- se çfarë provash posedon ai dhe pse nuk është thirrur në pyetje, pasi që siç pohojnë, edhe ai është përfshirë në këtë skandal.

“Për cilat raste Zoran Zaevi ka dëshmi, për reketin ndaj afaristëve apo për reketin ndaj dhëndrit të Fijat Canoski, i cili ndoshta ka paguar që të tërhiqet aktakuza, ose për ndonjë rast të ri, për të cilin opinioni publik edhe nuk ka dijeni, edhe pse e dimë se subjekt i zhvatjes kanë qenë dhjetëra afaristë dhe janë marrë dhjetëra milionë euro”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Përndryshe, deri më tani në Prokurorinë për krim të organizuar, kanë dhënë dëshmi prokurorët Burim Rustemi, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska, si dhe shefi i kabinetit të Katica Janevës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments