19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMERKELI / SHANSE TË VOGLA PËR MAQEDONINË DHE SHQIPËRINË

MERKELI / SHANSE TË VOGLA PËR MAQEDONINË DHE SHQIPËRINË

Parashikimet e kancelares gjermane Angela Merkel nuk janë shumë shpresëdhënëse se në samitin e BE-së që mbahet sot në Bruksel do të miratohet fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Mëngjesin e sotëm para deputetëve të Bundestagut zonja Merkel përsëriti se të dyja vendeve duhet t’u jepet perspektivë evropiane, për çka Gjermania angazhohet tash një periudhë të gjatë, por edhe se në BE nuk ka mbështetje unanime për këtë.

Kancelarja Angela Merkel, mëngjesin e sotëm, në një fjalim para deputetëve në Parlamentin gjerman, i zakonshëm para mbajtjes së samitit të BE-së, menjëherë pas informacioneve për Brexit dhe detajeve më të reja rreth daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, që është tema kryesore e samitit, i kushtoi një vëmendje të veçantë zgjerimit të BE-së dhe angazhimeve të Berlinit zyrtar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociata për anëtarësim në këtë organizatë. Pas kundërshtimit të djeshëm të hapur të presidentit francez Emanuel Makron, ajo pranoi se shanset ‘për’ nuk janë shumë të mëdha.

“Gjermania ndjenë një lidhje të veçantë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron anëtarësimin e tyre në BE. Duhet të jemi të vendosur karshi premtimeve që ua kemi dhënë këtyre vendeve sepse nënkupton edhe sigurimin e stabilitetit dhe të mirëqenies së vetë BE-së. Ne kemi përgjegjësi ndaj këtyre shteteve. Mendoj se ia vlen që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’ju jepet perspektivë evropiane. Ndërkohë janë vebndosur ura me partnerët e BE-së, të cilët ende kanë rezerva rreth kësaj dhe insistojnë për një transparencë më të madhe të procesit të zgjerimit. Megjithatë, shanset për arritjen e pajtueshmërisë në samitin e BE-së nuk janë gjithaq të mira.” –shprehet Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të së mërkurës mes kancelares Merkel dhe presidentit francez Makron, në Tuluz, ku nikoqiri kërkoi që negociatat aderuese të shtyhen për më vonë. Makron radhiti më shumë arsye, në mes të cilave edhe nevojën për reforma të brendshme dhe përkushtim të vendeve anëtare për organizatën, por edhe për përmirësimin e procesit aderues.

Emmanuel Macron@EmmanuelMacron

Nous avons acté des décisions importantes et communes avec l’Allemagne notamment sur la défense, le climat, l’innovation, le spatial et la culture. C’est la Déclaration franco-allemande de Toulouse :https://www.elysee.fr/emmanuel-macron/2019/10/16/declaration-franco-allemande-de-toulouse …

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments