Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Francez, Kristian Timonie

0
91

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.

Në takim u bisedua për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për Konferencën e Berlinit lidhur me strategjine e Francës për Ballkanin perëndimor si dhe për çështjet aktuale politike.

Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm për zhgjedhje të lira dhe demokratike, si dhe në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që procesi zgjedhor duhet të zhvillohet sipas të gjidha standardeve demokratike, si dhe të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here