16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMendjemadhi Kamenos,nuk i llogarit edhe shqiptarët fluturon-fluturon: Shkupi është 20 minuta punë,...

Mendjemadhi Kamenos,nuk i llogarit edhe shqiptarët fluturon-fluturon: Shkupi është 20 minuta punë, mjafton një njësi e automjeteve të blinduara

Një njësi e automjeteve të blinduara për 20 minuta do të arrijë në kufirin me Serbinë, thotë ish ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, në intervistë për televizionin lokal “TRT” nga rajoni Tesalija, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.përcjell alsat.m

“Nuk ndjejmë kërcënim. As Shqipëria nuk mund t’i kërcënohet Greqisë, as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e automjeteve të blinduara vendos të kalojë, arrin deri në fund të Shkupit, do të arrijë deri në Serbi. Mbrojtja nuk na ka prekur kurrë”, tha Kamenos.

Lideri i Grekëve të Pavarur në intervistë thotë se Nikos Koxias, për Marrëveshjen e Prespës ka vepruar në mënyrë të fshehtë, “por edhe kryeministri ka përgjegjësi absolute”, sepse siç tha kishin vendosur më ndryshe ta udhëheqin Qeverinë.

“Ose mund të them me mashtrime”, komenton Kamenos.

Ai zbuloi se kur ishte në SHBA ku e propozoi planin B, përkatësisht marrëveshjen me karakter strategjik për vendet e rajonit, zëvendës-sekretarit shtetëror i parashtroi pyetje: pse insistoni?

“Përgjigjja ishte se propozimi është nga qeveria juaj dhe zotëri Koxijas. Marrëveshja e Prespës ishte propozuar nga zotëri Koxijas dhe siç kuptoni, nuk munda të them asgjë”, zbuloi Kamenos./MIA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments