11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMë tepër pije të falsifikuara alkoolike në tregun e BE-së vijnë nga...

Më tepër pije të falsifikuara alkoolike në tregun e BE-së vijnë nga Maqedonia e Veriut

linku https://www.koha.mk/me-teper-pije-te-falsifikuara-alkoolike-ne-tregun-e-be-se-vijne-nga-maqedonia-e-veriut/

Bruksel, 19 shtator – Shërbimet doganore në Bashkimin Evropian kanë parandaluar hyrjen e prodhimeve të falsifikuara dhe të rrezikshme në tregun evropian në vlerë prej 740 milionë euro gjatë vitit 2008, bëri të ditur sot Komisioni Evropian, përcjellë Koha.mk

Prej tyre pijet e falsifikuara alkoolike në një pjesë më të madhe vijnë nga Maqedonia e Veriut, derisa Turqia është burimi kryesor i prodhimeve kozmetike dhe parfumeve, si dhe të llojit tjetër të pijeve.

Nga Bosnja e Hercegovina më shumë mbërrijnë paketime të rrejshme, nga India pajisje informative falsh, ndërsa nga Kamboxha cigare të falsifikuara. Prodhimet kineze të cilat mbërrijnë në tregun evropian edhe më tej më së shumti i shkelin rregullat evropiane në pronësisë intelektuale, saktëson Komisioni Evropian.

Është rritur numri i celularëve të falsifikuar, tonerëve, dhe prodhimeve të tjera nga Hong-Kongu. Më shpesh artikujt e mbajtura në kufijtë evropianë kanë qenë prodhimet për kujdes shtëpiak si ilaçe, lodra dhe pajisje elektrike në vlerë prej 37 për qind, pastaj cigaret me 15 për qind. Nga 57.433 në vitin 2017, numri i prodhimeve të mbajtura në doganë është rritur në 69.354 në vitin 2018. Gjithsej rreth 27 milionë artikuj e kanë shkelur të drejtën e pronësisë intelektuale. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments